INTERTEKSTUALITETI NË VEPRËN “VAJZA E AGAMEMNONIT” TË ISMAIL KADARESË

Sadiki Memeti, Kaltrina (2023) INTERTEKSTUALITETI NË VEPRËN “VAJZA E AGAMEMNONIT” TË ISMAIL KADARESË. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 262-269. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 19-20 - 20.09.2023 -262-269.pdf

Download (513kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia

Abstract

Në këtë punim është trajtuar tema e intertekstualitetit në veprën e Ismail Kadaresë “Vajza e Agamemnonit”. Është analizuar prania e një teksti tjetër brenda veprës “Vajza e Agamemnonit”. Janë analizuar lidhjet në mes të teksteve dhe mënyra se si integrohet teksti i huaj brenda veprës më saktësisht se si bëhet lidhja mes hipotekstit dhe hipertekstit. Përmes analizës së teksteve është zbuluar që dy janë teknikat që bijen më tepër në sy që autori i përdor për ndërlidhje të teksteve aluzioni dhe citatshmëria duke e theksuar më tepër të dytën. Qëllimi i këtij punimi do të jetë që përmes analizës së të dy teksteve dhe arsyet e lidhjeve mes tyre të anlizojë edhe universalitetin e viktimave dhe tiranëve, pavarësisht kohës kur këta jetojnë dhe kulturës që i takojnë. Qëllim do të jetë edhe që duke analizuar këto dukuri të na ndihmojë të zbulojmë më shumë për karakteret njerëzore dhe për fenomenet shoqërore; të na ndihmojë të kuptojmë psikologjinë e turmës dhe psikologjinë e sundimit tiranik. Do të tentohet të zbulohet çfarë e lidh vajzën e Agamemnonit nga lashtësia dhe kultura greke me kulturën shqiptare dhe personazhin e Kadaresë të shekullit të XX. Përmes këtij punimi do të tentohet të dëshmohet fakti që historia dhe e kaluara përsëriten, se karakteret njerëzore janë po ato nga lashtësia dhe deri sot. Duke qenë kështu origjinaliteti humbet brenda teksteve sepse gjithçka që mund të thuhet a mendohet, është thënë e përjetuar më parë.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: Intertekstualitet, Kadare, tirani, citatshmëri, Ifigjinia
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 24 Sep 2023 22:48
Last Modified: 04 Oct 2023 15:35
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1268

Actions (login required)

View Item View Item