MBI DY SHKRIME PAK TË NJOHURA TË AUTORIT BRANKO MERXHANIT

Loli, Loreta (2023) MBI DY SHKRIME PAK TË NJOHURA TË AUTORIT BRANKO MERXHANIT. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 10 (19-20). pp. 314-321. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 19-20 - 20.09.2023 -314-321.pdf

Download (379kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia

Abstract

“Një vënd pa bibliotekë ësht si një njeri pa mëndje: as di ç’bën, as di ku vete! ...”- kështu e përfundonte shkrimin e tij mbi Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë Branko Merxhani në ditën e parë të vitit të ri 1928.Për intelektualët e vërtetë të një vendi, ata që kanë aftësinë për të parë dritë në fund të tunelit, që dinë se si ta drejtojnë një shoqëri, që ndikojnë dhe ndihmojnë aktivisht për zhvillimin e kombit të tyre, roli që kanë institucionet kulturore dhe arsimore është jashtëzakonisht i madh, i pazëvendësueshëm. Bibliotekat, si një lloj i këtyre institucioneve, dhe për më tepër Bibliotekat Kombëtare, si një specifikë më vete, marrin një rëndësi të posaçme për funksionin që kanë. Veçanërisht në ato raste kur diskutimi kontekstualizohet në krijimin e shteteve të reja (por vetëm të shteteve dhe jo kombeve), sikundër ishte Shqipëria më 1912. Këtu, Bibliotekat Kombëtare kthehen në misionare të arkivimit, ruajtjes së kujtesës dhe identitetit kombëtar.Shqipëria dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si një shembull i kësaj, u kthye në objekt interesi dhe u përfshi në debate sociale, analiza dhe veprime konkrete për disa intelektualë shqiptarë gjatë viteve ’20-të, ’30-të të shekullit të kaluar.Në punimin tonë do të merremi me qasjen që pati Branko Merxhani mbi rolin që duhet të kishte Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë si institucioni kryesor kulturor kombëtar. Po ashtu do të merremi me ndryshimin që ka pësuar filozofia e Bibliotekës Kombëtare nga një bibliotekë tradicionale drejt një biblioteke digjitale, si një hap i domosdoshëm që kërkon sot shoqëria e informacionit dhe e teknologjive të reja.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Branko Merxhani, biblioteka tradicionale, biblioteka digjitale, informacion etj
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 24 Sep 2023 23:15
Last Modified: 04 Oct 2023 16:05
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1277

Actions (login required)

View Item View Item