SELIMI-OSMANI, Edibe (2023) CEREMONI RITUALE NË KREMTIMIN E SHËN EREMISË DIKUR EDHE SOT. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 68-73. ISSN 2671-3012
Text
FILOLOGJIA 20-21 2023-69-74.pdf Download (393kB) |
Abstract
Një vend të rëndësishëm në etnokulturë zënë mitologjia e besimet popullore me ritet e tyre përkatëse. Ato janë, në një mënyrë, a në një tjetër, shprehje e jetës shoqërore e shpirtërore të popullit. Zanafillën e tyre ato e kanë në kohë shumë të vjetra e kanë evoluar bashkë me kushtet e bashkësisë njerëzore. Kanë përmbajtje të theksuar shoqërore dhe lidhin të kaluarën e lashtë të popullit tonë me të tashmen. Duke parë vlerën e veçantë të besimeve popullore e të riteve të tyre me eksplorime terreni kemi mbledhur një material të konsiderueshëm për festat e ritet e motmotit. Në studimin tim do t’i qasem ritualit që kryheshin në vigjilje të Shën Eremisë, vetëm në rrafshin sinkronik, pra, do të rrekem të shqyrtoj domethënien e tij vetëm në atë gjendje që ka qenë, kur janë regjistruar të dhënat për këtë praktikë pagane, të modifikuar gjatë shekujve dhe tekstet poetike që i referohen asaj. Ceremonitë rituale të kësaj kremte kanë të bëjnë më së shumti me mbetje të kultit të gjarpërit si kafshë htonike e mbijetuar në traditën popullore. Ata janë praktikuar më së shumti në krahinat malore ku banorët kanë patur më pak kontakt me qytetin. Është vërejtur se në ndërtesat e kultit nuk kryheshin ceremoni fetare.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | Rite pagane, mbetje,zvaranikët, kulti i gjarpri, (mos) praktikimi. |
Subjects: | P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 09 Oct 2023 13:01 |
Last Modified: | 09 Oct 2023 13:01 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1334 |
Actions (login required)
View Item |