VËSHTRIMI I PËRGJITHSHËM I FUNKSIONEVE TË RASËS EMËRORE PA PARAFJALË NË GJUHËN SHQIPE DHE MËNYRA E TRANSFERIMIT TË NDËRTIMEVE NOMINALE NË SERBISHT

HRKALOVIQ, Marija and Mala IMAMI, Naile (2023) VËSHTRIMI I PËRGJITHSHËM I FUNKSIONEVE TË RASËS EMËRORE PA PARAFJALË NË GJUHËN SHQIPE DHE MËNYRA E TRANSFERIMIT TË NDËRTIMEVE NOMINALE NË SERBISHT. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 113-124. ISSN 2671-3012

[img] Text
FILOLOGJIA 20-21 2023-114-125.pdf

Download (434kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia

Abstract

Funksioni më i rëndësishëm i emërores në gjuhët indoevropiane është funksioni i kryefjalës, por përveç kësaj, emërorja në gjuhën shqipe ka edhe disa funksione të tjera. Sipas Demirajt (1986: 392, 393), një emër në rasën emërore mund të jetë kryefjalë, kallëzues emëror, përcaktor kallëzuesor i kryefjalës, ndajshtim i kryefjalës si edhe pas lidhëzës, përkatësisht pjesëzës si dhe mund të jetë edhe thirror. Në këtë rast (të thirrorit), emërorja ka funksion pragmatik, komunikativ të thirrorit. Po ashtu, mund të ketë funksion të apelativit, të ndajshtimit të veçuar, të përcaktorit me përshtatje, të përcaktorit të veçuar (me përshtatje) dhe të fjalisë emërore (apo ekuivalentit të fjalisë). Në këtë punim, përmes shembujve do të paraqesim përdorime të ndryshme të emërores pa parafjalë në gjuhën shqipe, si dhe barasvlerat e përkthimit për të gjithë shembujt në gjuhën serbe. Po ashtu do të përpiqemi të tregojmë se si barten ndërtimet nominale në gjuhën serbe.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: rasa emërore, emërorja pa parafjalë, shqipja, serbishtja, funksionet
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 09 Oct 2023 14:00
Last Modified: 09 Oct 2023 14:00
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1340

Actions (login required)

View Item View Item