FUNKSIONI I CAKTUESORIT (DETERMINATIV) ME THEKS TË VEÇANTË TË NYJËS (ARTIKEL) NË GJUHËN GJERMANE DHE FORMAT EKUIVALENTE NË GJUHËN SHQIPE

AJDARI, Muarem (2023) FUNKSIONI I CAKTUESORIT (DETERMINATIV) ME THEKS TË VEÇANTË TË NYJËS (ARTIKEL) NË GJUHËN GJERMANE DHE FORMAT EKUIVALENTE NË GJUHËN SHQIPE. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 156-163. ISSN 2671-3012

[img] Text
FILOLOGJIA 20-21 2023-157-164.pdf

Download (292kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/filologjia

Abstract

Përdorimi i nyjës (Artikel) në gjuhë të ndryshme ka një rëndësi tepër të madhe, veçanërisht gjatë mësimdhënies dhe studimit të një gjuhe të huaj. Përdorimi i saj, në veçanti në gjuhën gjermane paraqet një problematikë mjaft të madhe për të huajt që mësojnë apo studiojnë gjuhën gjermane, e që në mënyrë analoge shërben sistemi i gjuhës amtare. Nyja, në gramatika të gjuhëve të ndryshme, nuk trajtohet si pjesë e veçantë e ligjëratës apo të paktën ka tendencë që të mos trajtohet si e tillë. Ajo trajtohet si një satelit i emrit (Engel, 2009: 312) apo si një fjalë që qëndron para një emri e që përshtatet me emrin për nga gjinia, rasa dhe numri (Helbig & Buscha, 2013). Gjuha gjermane ka një sistem të paravendosjes së nyjave (të shquara der, das, die dhe të pashquara ein, ein, eine), ndërsa te gjuha shqipe ekzistojnë nyja të përparme i, e, të, së dhe të prapme ose mbaresa të emrave varësisht nga rasa e emrit. Objekt i këtij punimi është nyja, respektivisht nyja e shquarsisë dhe e pashquarsisë si caktuesor i emrit (Determinative). Në detaje do të trajtohet përdorimi i saj në gjuhën gjermane dhe format ekuivalente në gjuhën shqipe. Pjesët tjera të caktuesorëve mund të trajtohen vetëm sipas rrethanave të dhëna.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: Determinativ, Artikel, caktuesor, nyje, definit, indefinit, e shquar, e pashquar.
Subjects: P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 09 Oct 2023 17:20
Last Modified: 09 Oct 2023 17:20
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1345

Actions (login required)

View Item View Item