KALLDERMXHI, Nikoleta (2023) DISA VËREJTJE PËR PËRSHTATJEN E O.GRILLOS „HISTORI E SKENDËRBEUT“. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 11 (20-21). pp. 172-179. ISSN 2671-3012
Text
FILOLOGJIA 20-21 2023-173-180.pdf Download (344kB) |
Abstract
Mënyra më e mirë për të mësuar fëmijët janë modelet e të rriturve. Nëse në botën e modës modeli është masa e vogël e veshjes së nënës, në letërsi është përshatja më e bukur. Arti dhe teknikat gjuhësore që sigurojnë vazhdimësinë e mendimeve dhe të ngjarjeve në përshtatje janë objekt i këtij mëtimi. Duke e krahasuar me kallëzimin e N. Frashërit kemi vëmê në dukje mënyrën e interpretimit të dhënave leksikore dhe lidhjeve të brendshme të kategorive semantike që sigurojnë këto lidhje, si një mundësi e mirë për të treguar edhe vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare nëpërmjet gjuhës. Rrëfimi dituror i O. Grillos na mundëson shpjegime që japin parafrazime të nocioneve apo përmbledhjen e sekuencave kohore të fragmenteve, zbërthimit të strukturave sintaksore popullore. Si pjesë e rëndësishme e ruajtjes së planit gramatikor kemi servirë më tepër se 15 njësi (fjalë, togfjalësha të qëndrueshëm dhe frazeologjikë) bashkë me ilustrimet e tyre për lexuesit entuziastë të shqipes. Shpjegimet janë bërë në bashkëvajtje edhe me semantikën e tyre te vepra e N. Frashërit “Histori e Skëndërbeut”, duke i sjellë në një kontekst bashkëkohor, në përputhje me veçori psikologjike të moshës dhe vlerat etike. Duke njohur vlerat didaktike dhe etike të N. Frashërit themi se tabloja ekzistuese i shtohet edhe kompetencës qytetare e etike të kësaj grupmoshe. Metodologjia e ndjekur është ajo e qëmtimit të tekstit për të vënë në dukje mënyrat e parafrazimit, hiperoniminë , hiponiminë. Punimi argumenton nevojën e shkrimit dhe mësimit të shqipes me nivele, duke i shërbyer kështu te vegjëlve, por edhe më tej.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | parafrazim, njësi gjuhësore, hiponimi, hiperonimi, nivel gjuhësor. |
Subjects: | P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 09 Oct 2023 17:34 |
Last Modified: | 09 Oct 2023 17:34 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1347 |
Actions (login required)
View Item |