SULEJMANI, Berton (2024) KUMTESAT SHKENCORE TË PROF. EQREM ÇABEJT TË BOTUARA NË REVISTËN “JEHONA” TË SHKUPIT. FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 12 (22-23). pp. 74-81. ISSN 2671-3012
Text
FILOLOGJIA 22-23 2024-74-82.pdf Download (663kB) |
Abstract
Revista shkencore, artistike, letrare e kulturore “Jehona“, filloi të botohet në Shkup në vitin 1962 me dhjetë numra në vit. Si revistë e parë dhe e vetme në gjuhën shqipe pas Luftës II Botërore ndër shqiptarët e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (sot R. e Maqedonisë së Veriut) vazhdon të botohet edhe sot, por me më pak numra gjatë një viti (rreth katër numra). Në vitet kur filloi të botohet, sidomos gjatë viteve të 70-ta e 80-ta ka qenë tribune e mendimit krijues letrar e artistik, kulturor e shkencor. Ka pasur një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe afirmimin professional e shkencor të intelegjencies shqiptare në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Në “Jehona” kanë botuar tregimet dhe poezitë e tyre shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Por, në këtë revistë, kanë botuar edhe punime e kumtesa shkencore gjuhëtarë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Profesor Eqrem Çabej në “Jehona” ka botuar këto kumtesa e studime gjuhësore: “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe” (1972, viti XI, nr. VII); “Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipe” (1972, viti X, nr. IX); “Elementet latine të gjuhës shqipe” (1974, viti XII, nr. IV); “Ilirishtja dhe shqipja” (1980, viti XVIII, nr. VII); “Romantizmi në Europën Lindore e Juglindore dhe në literaturën shqiptare” (1995, viti XXXIII, nr. IV, ky studim është shkruar më 1945 dhe pa dritën për here të parë në veprën: Eqrem Çabej “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” që u botua më 1994 në Tiranë. Kolegjiumi i redaksisë së revistës “Jehona” kanë shkëputur dhe kanë botuar pjesën e tretë të këtij studimi).
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | Eqrem Çabej, ilirishtja, gjuha shqipe, revista “Jehona” (Shkup), drejtshkrimi, elementet latine. |
Subjects: | P Language and Literature > PN Literature (General) |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 16 Sep 2024 09:06 |
Last Modified: | 16 Sep 2024 09:06 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1631 |
Actions (login required)
View Item |