DURMISHI, Izmit (2018) KONGRESI I MANASTIRIT – NGJARJE MADHORE PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË SHQIPES. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 5 (9-10). pp. 22-26. ISSN 2545-4919
Text
2.pdf Download (1MB) |
Abstract
Kongresi i Manastirit përbën një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e kulturës dhe të kombit shqiptar në tërësi, si dhe një nga arritjet më të mëdha, krahas Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, në fushën e kulturës shqiptare në shek. XX. Me zgjidhjen e çështjes së njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, Kongresi i Manastirit i vitit 1908 mbylli një epokë të tërë në historinë e kulturës shqiptare, kurorëzoi me sukses përpjekjet, që mendjet më të ndritura të kombit shqiptar bënë gjatë shekujve për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit grafik të saj, për të përpunuar një alfabet sa më të saktë e të përshtatshëm për gjuhën shqipe dhe të përbashkët për gjithë shqiptarët. Me të drejtë kishte pohuar gjuhëtari i madh francez Antuan Meje se “ata që e zbuluan alfabetin ishin gjuhëtarët më të mëdhenj”, duke na bërë me dije se shndërrimi i gjuhës në simbolizëm është në detyrë tejet e vështirë. Pra, le të përkujtojmë edhe një herë pohimin se shpikja e alfabetit mund të merret si një ndër zbulimet më të mëdha të njerëzimit
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > PN Literature (General) |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Art |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 06 Jun 2019 20:15 |
Last Modified: | 06 Jun 2019 20:15 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/183 |
Actions (login required)
View Item |