Iljazi, Teuta (2024) MATEMATIKA MENDIMTARE. Evropa 92 – Koçan, North Macedonia. ISBN 978-608-5035-08-3
Text
Matematika Mendimtare.pdf Download (4MB) |
Abstract
Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër, Këtë libër po jua dhuroj, me dëshirën që duke e pasur të njëjtin në duart tuaja, të jeni sa më afër matematikës. Matematika nuk është e vështirë, matematika nuk është e mërzitshme, ajo “dëshiron” që ju ta doni, siç ajo që ju do ju. Matematika kërkon që ju t’i kushtoni kujdes asaj, të kaloni kohë me të, si për të mësuar, për të luajtur, ashtu edhe për t’u argëtuar, andaj shoqërohuni me të sa më shpesh. Në këtë shoqërim le të bashkohen edhe të gjithë të tjerët rreth jush. Ka vend për të gjithë. Sa më shumë që jemi, aq më e dashur ajo bëhet me ne. Nxënës të dashur, matematika ju nxit për të menduar. Kur mendon, hapen shtigjet për njohuri të reja, e ne duhet të fitojmë njohuri, me të cilat mund t’i sfidojmë kërkesat e shekullit XXI. Me anë të matematikës, shumë gjëra të tjera do t’i keni më të qarta. Me anë të matematikës ju do të fitoni më shumë besim në vete. Këtë libër e kam titulluar “Matematika mendimtare”, sepse përmban detyra, të cilat do t’ju nxisin të mendoni, megjithëse mendoni që nuk e njihni matematikën. Detyrat janë nga jeta e përditshme dhe detyra praktike. Provoni t’i zgjidhni, e nëse nuk mundeni, mos u dorëzoni, por vazhdoni me ndonjë detyrë tjetër. Unë besoj se ju do të arrini të zgjidhni shumë detyra të parashtruara. Detyrat kanë të bashkëngjitura edhe figura dhe skema që ju më lehtë të arrini deri te zgjidhja. Të dashur nxënës, një fjalorth matematikor e kam shtuar si pjesë të këtij libri, për të sqaruar dhe ilustruar kuptimet matematikore për moshën tuaj. Ky fjalorth do ta pasurojë mënyrën e të shprehurit dhe gjuhën tuaj matematikore. Po, matematika e ka gjuhën e vet. Prandaj le ta mësojmë, që të mundemi të komunikojmë më lehtë.
Item Type: | Book |
---|---|
Subjects: | L Education > L Education (General) L Education > LT Textbooks |
Divisions: | Faculty of Engineering, Science and Mathematics > School of Mathematics |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 20 Dec 2024 11:07 |
Last Modified: | 20 Dec 2024 11:07 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1917 |
Actions (login required)
View Item |