Gashi, Muharrem (2018) ASPEKTE TË KONTRIBUTIT TË ALBANOLOGËVE TË HUAJ NË STUDIMIN E TË FOLMEVE TË PRIZRENIT DHE RRETHINËS. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 5 (9-10). pp. 79-86. ISSN 2545-4919
Text
Muharem Gashi.pdf Download (1MB) |
Abstract
Në kuadër të studimeve gjuhësore, më 1902 u botua Fjalori serbokroatisht-shqip, me rreth 4 mijë fjalë e 1187 pyetje-përgjigje, por gjuha e fjalorit nxiti gjuhëtarët. H. Agani në studimin: Cila është treva gjuhësore e Fjalorit të L. Kujunxhiqit, më 1954 veçoi gabime që ky fjalor keqinformoi edhe gjuhëtarë të njohur. Pikërisht ndikimi i shqipes e bëri serbokroatishten e Rahovecit gjuhë të përzier, ndërsa leksiku i fjalorit kap të folmen e Rahovecit, atë të qytetit të Prizrenit e më pak atë të qytetit të Gjakovës. Këtu kemi kalimin eë-së në a, të ë-së në u në prapashtesat -shëm dhe -llëk, përdorimi i ll-së në vend të dh-së, rënia e shtegores h etj. Në njohjen e këtyre të folmeve shquhen N. Jokli, J. Thumanne, H. Pederseni,G. Vajgandi etj., megjithëse njohja e gjuhës shqipe në gjendjen e atëhershme, ishte më kryesore. S. Mlladenovi, më 1925 vizitoi zonën midis Prizrenit dhe Prishtinës, nga botoi artikullin: Vërejtje mbi shqiptarët dhe shqipen në Maqedoninë Veriore dhe në Serbinë e Vjetër. Më vonë M.Lambretzi do të japë disa karakteristika të dialekteve të gegërishtes lindore ku bëjnë pjesë edhe të folmet e qytetit të Prizrenit. Albanologëve të huaj u mungoi njohja e gjuhës shqipe, ndërsa disa dijetarë sllavë kishin qëllime hegjemoniste, si: M. Pavlloviq e G. Elezoviqi etj. Fjalë kyçe: qark, trajtim, studim, fjalor, e folme etj.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > PN Literature (General) |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Art |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 07 Jun 2019 09:00 |
Last Modified: | 07 Jun 2019 09:00 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/242 |
Actions (login required)
View Item |