LETËRSIA SHQIPTARE E MËRGIMIT - DISKURSI LETRAR POETIK NË PRIZMIN E IMAGOLOGJISË

KRASNIQI, Kosovare (2026) LETËRSIA SHQIPTARE E MËRGIMIT - DISKURSI LETRAR POETIK NË PRIZMIN E IMAGOLOGJISË. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 13 (25-26). pp. 220-225.

[img] Text
ALBANOLOGJIA 2026-220-225.pdf

Download (521kB)

Abstract

Nisur nga koncepti se atdheu përbën një kategori themelore identitare dhe se përvoja e mërgimit ose “shtëpia e dytë” nuk e zëvendëson dot përkatësinë ndaj tokës së origjinës, ky studim përqendrohet në shqyrtimin e traditës së gjatë dhe të pasur të letërsisë shqipe që trajton këtë tematikë. Mërgimi është një fushë ku imagologjia ka një rol shumë domethënës, sepse të mërguarit jetojnë midis dy kulturave: asaj të origjinës dhe vendbanimit të ri. Kjo krijon imagologji të dyfishtë – mënyrën si e sheh i mërguari “vendin e vet” atdheun, dhe si e sheh “vendin pritës”. Imagologjia, si disiplinë e letërsisë krahasuese, studion ndërtimin e imazheve kombëtare dhe kulturore në tekstin letrar. Metodologjia e saj mbështetet kryesisht në analizën tekstuale dhe kontekstuale të përfaqësimeve të “tjetrit” dhe të vetes, duke e trajtuar letërsinë si hapësirë diskursive ku formësohen identitete dhe stereotipe kulturore. Meqenëse ky studim mbështetet në një këndvështrim imagologjik, vëmendja përqendrohet në mënyrën se si autorët në mërgim, ose ata që trajtojnë temën e mërgimit, ndërtojnë përfaqësime letrare të identitetit dhe të Tjetrit, duke shfaqur strategji të veçanta estetike dhe diskursive. Qëllimi i këtij studimi është të analizojë mënyrën se si mërgimi ndërtohet si kategori poetike dhe identitare përmes përfaqësimeve imagologjike të atdheut dhe të hapësirës pritëse. Poezia bëhet forca kryesore që tregon lidhjet e poetëve me atdheun, andaj, bërthama kryesore e studimit është të nënvizojë disa nga poetët shqiptarë të cilët kanë shkruar për “një dukuri të rëndë të jetës tonë dhe një temë, pothuaj, të përhershme të letërsisë sonë: mërgimin.” (Qosja, 1997: 7).

Item Type: Article
Subjects: L Education > L Education (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 28 Sep 2026 10:21
Last Modified: 28 Sep 2026 10:21
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2524

Actions (login required)

View Item View Item