ÇËSHTJE TË LEKSIKUT DITUROR NË VEPRAT E NAIM FRASHËRIT

MAXHUNI, Abdurrahim (2026) ÇËSHTJE TË LEKSIKUT DITUROR NË VEPRAT E NAIM FRASHËRIT. In: INTERNATIONAL CONFERENCE “FROM RESEARCH TO APPLICATION”, 18-19 November, 2026.

[img] Text
Proceedings Book 2026-264-273.pdf

Download (426kB)

Abstract

Krijimi dhe përdorimi i termave janë dukuri të hershme në zhvillimin e gjuhëve, ndërsa terminologjia si disiplinë shkencore është formësuar shumë më vonë. Në hapësirën shqiptare, përpjekjet individuale për krijimin dhe përdorimin e termave i paraprinë punës së organizuar terminologjike. Ndonëse elemente terminologjike ndeshen që në librat e parë të shqipes, rëndësi të veçantë kjo fushë mori gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e shqipes si gjuhë e arsimit, e kulturës dhe e dijes. Hartimi i teksteve shkollore, si dhe nevoja për përdorimin e shqipes në veprimtarinë administrative e shtetërore, nxitën krijimin dhe pasurimin e leksikut me emërtime për koncepte të fushave të ndryshme. Një nga personalitetet që dhanë ndihmesë të rëndësishme në pasurimin e leksikut dituror të shqipes ishte Naim Frashëri. Veprimtaria e tij letrare dhe didaktike dëshmon përpjekjet për zgjerimin e mundësive shprehëse të shqipes dhe për përdorimin e saj në shpjegimin e njohurive nga fusha të ndryshme. Në këtë kumtesë shqyrtohen disa veçori të leksikut dituror në veprën e Naim Frashërit, duke u përqendruar te mënyrat e krijimit dhe të përdorimit të emërtimeve, si dhe te kontributi i tij në pasurimin e leksikut shqip. Baza e analizës është vepra e Dhimitër Shuteriqit Fjalor i Naim Frashërit.

Item Type: Conference or Workshop Item (Paper)
Subjects: P Language and Literature > P Philology. Linguistics
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 11 Nov 2026 10:21
Last Modified: 11 Nov 2026 10:21
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2720

Actions (login required)

View Item View Item