THE FORINA SPEECH VARIETY AND THE DIALECT GROUPS OF ALBANIAN

XHAFERI, Adelina and XHAFERI, Egzon (2026) THE FORINA SPEECH VARIETY AND THE DIALECT GROUPS OF ALBANIAN. In: INTERNATIONAL CONFERENCE “FROM RESEARCH TO APPLICATION”, 18-19 November, 2026.

[img] Text
Proceedings Book 2026-309-316.pdf

Download (605kB)

Abstract

Gjuha Shqipe është një ndër gjuhët më të vjetra, më të larmishme, më të mbushura dhe më të bukura në botë, sepse brenda vetes së saj janë krijuar mjaft elemente të veçanta dhe të ndryshme, të cilat e paraqesin si të kaluarën e saj, ashtu edhe të sotmen dhe të nesërmen. Në këtë mes, me karakteristika të ndryshme dhe mjaft të larmishme (të dukshme) gjuhësore del edhe e folmja shqipe e fshatit Forinë të qytetit të Gostivarit (Republika e Maqedonisë së Veriut), e cila duke u parë me të gjitha grupet e të folmeve shqipe del me pika (elemente) të përbashkëta. Ndaj, nëpërmjet kësaj kumtese, duke e shfrytëzuar metodën e deduksionit dhe metodën e krahasimit, do të shihet se si dalin pikat e përbashkëta ndërmjet të folmes së Forinës dhe gegërishtes verilindore, gegërishtes veriperëndimore, gegërishtes qendrore, gegërishtes së Shqipërisë së Mesme, toskërishtes veriore, toskërishtes jugore, çamërishtes, labërishtes, të folmes së shqiptarëve të diasporës, arbëreshëve të Italisë, arbëreshëve të Greqisë, arbëreshëve të Zarës, të folmes së shqiptarëve të Ukrainës, apo të folmes së kelmendasve të Peshterit. Të gjitha këto grupe të të folmeve, ashtu siç do të shihet edhe më poshtë kanë karakteristika të ndryshme gjuhësore, të cilat në këtë punim do të jepen në formën e tyre të rregullt drejtshkrimore dhe në formën dialektore për të folmen e Forinës.

Item Type: Conference or Workshop Item (Paper)
Subjects: P Language and Literature > P Philology. Linguistics
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 11 Nov 2026 11:04
Last Modified: 11 Nov 2026 11:04
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2725

Actions (login required)

View Item View Item