VESELI, Esmije and XHAFERI, Adelina (2026) PORTRETI VETJAK TE LIRIKA E NAIM FRASHËRIT DHE AJO E JOSIF BAGERIT. In: INTERNATIONAL CONFERENCE “FROM RESEARCH TO APPLICATION”, 18-19 November, 2026.
|
Text
Proceedings Book 2026-405-411.pdf Download (552kB) |
Abstract
Letërsia shqipe ka një brumë mjaft të veçantë letrar, një brumë në të cilin përditë e më shumë gjenden elemente të një përditshmërie të mbarë shoqërisë, apo edhe të një individi të vetëm, si pjesë e kësaj të fundit. Prandaj, me anë të kësaj kumtese, ashtu siç paraqitet që në titull do të shihet se si autorët shqiptarë, përfaqësues të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Naim Frashëri dhe Josif Bageri e paraqesin portretin vetjak te lirikat e tyre të ashtuquajtura “Fjalët e qiririt” dhe “Prej vetit kënk-mbaronjës”. Duke qenë se lirikat e tyre qenë dikur dhe mbeten edhe në të sotmen një dëshmi e hollë, e gjallë dhe mjaft e nevojshme e rrjedhës së letërsisë shqipe në secilën periudhë të saj, si dhe duke qenë se brumosen për ta dhënë një të vërtetë të kohës së djeshme edhe në një të sotme të pasosur dhe të padjegur, duhet përmendur që, pos gjithë elementeve të tjera karakterizuese, pra elementeve letrare, krijimet e tyre paraqiten edhe nëpërmjet gdhendjes së portretit vetjak brenda vargjeve lirike. Ky portret vetjak që zë vend të dukshëm në lirikat e tyre dhe vjen në të sotmen me secilin varg të tyre të shpërthyer nga thellësia e shpirtit, lehtas dhe pa droje për një dritë të vazhdueshme që i duhej shoqërisë së kohës (dhe jo vetëm) do të shihet në këtë kumtesë nëpërmjet metodës së deduksionit dhe nëpërmjet metodës së analizës letrare.
| Item Type: | Conference or Workshop Item (Paper) |
|---|---|
| Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics |
| Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
| Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
| Date Deposited: | 11 Nov 2026 13:15 |
| Last Modified: | 11 Nov 2026 13:15 |
| URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2734 |
Actions (login required)
![]() |
View Item |
