FROM BIBLIOGRAPHICAL TRACKING TO CONTENT ANALYSIS: PARASHQEVI QIRIAZI’S PRIMER (BITOLA, 1909) AS AN OBJECT OF SCIENTIFIC RESEARCH AND ACTUALIZATION” AIMS TO EXAMINE THE BOOK “ABETARE - PËR SHKOLLAT E PARA” (PRIMER - FOR PRIMARY SCHOOLS) GURMIMI BIBLIOGRAFIK DHE ANALIZA PËRPMBAJTËSORE: ABETARJA E PARASHQEVI QIRIAZIT (MANASTIR, 1909), SI OBJEKT I KËRKIMIT DHE AKTUALIZIMIT SHKENCOR

Alili Rexhepi, Zejnepe (2026) FROM BIBLIOGRAPHICAL TRACKING TO CONTENT ANALYSIS: PARASHQEVI QIRIAZI’S PRIMER (BITOLA, 1909) AS AN OBJECT OF SCIENTIFIC RESEARCH AND ACTUALIZATION” AIMS TO EXAMINE THE BOOK “ABETARE - PËR SHKOLLAT E PARA” (PRIMER - FOR PRIMARY SCHOOLS) GURMIMI BIBLIOGRAFIK DHE ANALIZA PËRPMBAJTËSORE: ABETARJA E PARASHQEVI QIRIAZIT (MANASTIR, 1909), SI OBJEKT I KËRKIMIT DHE AKTUALIZIMIT SHKENCOR. In: INTERNATIONAL CONFERENCE “FROM RESEARCH TO APPLICATION”, 18-19 November, 2026.

[img] Text
Proceedings Book 2026 DOI-1271-1283.pdf

Download (1MB)

Abstract

Analizuar nga opusi i gjerë i letërsisë shqipe, tema bosht: “Nga kërkimi teorik në zbatimin praktik” (“From Research to Application” e Kongresit Ndërkombëtar të organizuar nga Universiteti i Tetovës, ofron dimensione mjaft interesante, pa e trajtuar thjesht si kalim nga teoria në praktikë, por si shndërrim i rezultateve të hulumtimit letrar në vlera konkrete kulturore, arsimore dhe shoqërore. Punimi im studimor, me titull: “Gjurmimi bibliografik dhe analiza përmbajtësore: Abetarja e Parashqevi Qiriazit (Manastir, 1909) si objekt i hulumtimit dhe aktualizimit shkencor” synon të trajtojë librin “ABETARE - për shkollat e para” të Parashqevi Qiriazit, botuar në Manastir, në vitin 1909, fill pas mbajtjes së Kongresit të Manastirit - Kongresit të Alfabetit (1908), si një dokument me rëndësi të veçantë në historinë e arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare. Studimi mbi veprën “ABETARE - për shkollat e para, nuk mbështetet në të dhënat tashmë të publikuara të studiuesve tjerë, por drejtpërdrejt në tekstin e Abetares së kohës së Parashqevi Qiriazit, të shtypur më 1909, e cila më është dhuruar (kopje prej 27 faqesh) nga një studiues nga Athina. Me këtë rast, nuk e analizojmë dhe interpretojmë vetëm një tekst abetareje të vitit 1909, por të shënojmë edhe rrugëtimin e një dokumenti të vjetër me rëndësi të madhe për kulturën shkrimore dhe didaktike, nga ekzistenca bibliografike deri te njohja, analiza dhe vënia në shërbim të dijes së sotme. Nisur nga procesi i gjurmimit dhe identifikimit bibliografik të veprës, studimi përqendrohet në shqyrtimin e strukturës, përmbajtjes, veçorive gjuhësore dhe metodologjisë didaktike të saj, bashkë me historinë e autores Parashqevi Qiriazi, që njihej si pedagoge, publiciste, autore tekstesh shkollore dhe delegate në Kongresin e Manastirit, prej ku edhe doli Vendimi për shtypjen e abetares, me shkronjat shqipe, si prurje e domosdoshme e njësimit të gjuhës shqipe me një abetare mbarëkombëtare.

Item Type: Conference or Workshop Item (Paper)
Subjects: P Language and Literature > P Philology. Linguistics
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 25 Nov 2026 11:42
Last Modified: 26 Nov 2026 21:57
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2837

Actions (login required)

View Item View Item