Xhaferi, Adelina (2024) PARASHQEVIA E FATOS KONGOLIT, ZË RRËFYES NË LETRAT SHQIPE (MBI ROMANIN “BOLERO NË VILËN E PLEQVE”). FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 12 (22-23). pp. 9-13. ISSN 2671-3012
Text
FILOLOGJIA 22-23 2024-9-13.pdf Download (634kB) |
Abstract
Me anë të këtij vështrimi të shkurtër letrar mbi personazhin e Parashqevisë mëtohet të tregohet se si ky personazh, i veçantë jo vetëm për nga karakterizimi, por edhe për nga vetë funksionimi dhe raporti me personazhet tjerë, bëhet një zë rrëfyes për fatin e vajzave shqiptare të viteve ‘97. E dhënë përballë një gjenerate të vjetër (dy pleqve të vilës dykatëshe) që ekziston me bindje shumë më ndryshe nga bindjet që ka vetë kjo protagoniste (brezi i një “gjenerate të dalë jete”), romani e ballafaqon edhe lexuesin me një kohë që nuk e ka brenda vetes vetëm të mirën, të drejtën dhe atë që mbrohet, por edhe vetë të keqen pavarësisht zgjatjes së saj në hapësirat e (para)caktuara për veprim të (pa)zakonshëm. Andaj, duke e njohur vetë natyrën e kësaj protagonisteje, kësaj dëshmie të gjallë mbi përjetimet e hidhura të ‘97-ës dhe nevojën që përjetimi i saj të ngërthehet në vetë rrjedhën e asaj që quhet letërsi bashkëkohore shqipe, edhe ky punim mëton që figurën e tillë ta (për)afrojë te koha jonë gjithnjë në krahasim të brendshëm të vetes. Kjo kumtesë gjithashtu, duke u mbështetur në vetë romanin në fjalë, do të ndihmojë edhe në njohjen e asaj se sa ne e bëjmë të drejtën, të nevojshmen apo të detyrueshmen në një rreth që nuk na vlerëson për atë që jemi, e shumë më shumë se kaq as nuk e ndihmon një njohje jashtë nevojave fizike dhe erotike.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | Parashqevia, letërsia, rrëfimi, hapësira shqiptare, personazhet. |
Subjects: | P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature P Language and Literature > PN Literature (General) |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 11 Sep 2024 09:14 |
Last Modified: | 11 Sep 2024 09:14 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1625 |
Actions (login required)
View Item |