DODAJ, Esma (2024) LITERATURE CREATED THROUGH TECHNOLOGY (E-LITERATURE). FILOLOGJIA International Journal of Human Sciences, 12 (22-23). pp. 125-134. ISSN 2671-3012
Text
FILOLOGJIA 22-23 2024-125-134.pdf Download (432kB) |
Abstract
Pavarësisht se është në fakt “në moshë të mesme”, letërsia elektronike është ende relativisht e re në sytë e publikut të gjerë (sidomos në krahasim me letërsinë tradicionale). Megjithatë, artikujt dhe punimet shkencore të studiuesve të huaj në lidhje me të, që janë gjithnjë e më të shumta, e kanë bërë përherë e më të njohur letërsinë elektronike, kanë rritur vetëdijen e lexuesve për këtë lloj të ri dhe kanë nxitur interesin e tyre për të. Në këtë proces ka ndihmuar edhe ndikimi gjithnjë e më i madh i mediumeve digjitale edhe në shkencat humane, veçanërisht qasjet e reja për kërkimin dhe mësimdhënien. Edhe ky punim i yni është pjesë e përpjekjeve për ta parë letërsinë elektronike përherë e më të njohur edhe nga lexuesit e letërsisë shqipe. Kështu, nëpërmjet tij, do të mundohemi të ofrojmë një panoramë të përgjithshme të letërsisë elektronike, duke u ndalur te përkufizimi, llojet e ndryshme të saj, roli i saj në studimet moderne letrare, avantazhet në raport me letërsinë tradicionale, disa autorë dhe tituj veprash të njohura, te Organizata e Letërsisë Elektronike (ELO), etj., për të ndihmuar sadopak në të kuptuarit dhe të vlerësuarit e këtij lloji të letërsisë. Duke “zbuluar” botën e letërsisë elektronike, vazhdojmë “të zbulojmë” botën e letërsisë dhe shohim se si ajo e shtrin peizazhin e vet në forma të ndryshme në kohë të ndryshme, duke treguar pashtershmërinë e saj për ta shprehur vetveten.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | letërsi elektronike, teknologji, digjitalizim. |
Subjects: | P Language and Literature > PN Literature (General) |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 18 Sep 2024 12:15 |
Last Modified: | 18 Sep 2024 12:15 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/1637 |
Actions (login required)
View Item |