BORIÇI, Dritan (2026) NDRYSHIMET MIDIS „SISTEMIT“ TË STANISLAVSKIT DHE „METODËS“ SË LEE STRASBERG. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 13 (25-26). pp. 116-123.
|
Text
ALBANOLOGJIA 2026-116-123.pdf Download (750kB) |
Abstract
Duke përdorur metodën e krahasimit midis dy teknikave më të rëndësishme të aktrimit, jo vetëm qartësojmë ndryshimet, por shpërfaqim edhe vazhdimësinë e zhvillimit të koncepteve mbi të cilat bazohet arti i aktorit. Në këtë punim diskutohen elementët themelorë të aktrimit si: veprimi, emocioni, “sikuri magjik”, imagjinata etj. Sesi ato ndërthuren dhe zëvendësojnë njëra-tjetrën për të krijuar teknika bashkëkohore aktrimi. Stanislavski është krijuesi i koncepteve të aktrimit, të cilat më pas duke u analizuar dhe këmbyer vendet, prodhuan teknika të ndryshme aktrimi nga “sistemi”. Lee Strasberg ishte nga të rrallët, që duke pranuar konceptet e Stanislavskit arriti të krijonte edhe koncepte të tjera “zëvendësuese” për konceptet e Stanislavskit. Ky zëvendësim realizohet me synimin e arritjes së teknikave më efikase për aktrimin bashkëkohor. Duke pranuar se Stanislavski i njihte problemet e pazgjidhura të “Sistemit”, por nuk pati kohë jetike për ti zgjidhur ato, Lee Strasberg nëpërmjet ndryshimeve dhe përshtatjeve prodhon një nga teknikat më bashkëkohore dhe jetëgjata të aktrimit e cila është “Metoda”. Krahasimi midis “Sistemit” dhe “Metodës” ndihmon në përfshirjen profesionale të aktorëve jo vetëm në aspektin praktik, por edhe në atë intelektual.
| Item Type: | Article |
|---|---|
| Subjects: | L Education > L Education (General) |
| Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Education |
| Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
| Date Deposited: | 25 Sep 2026 12:00 |
| Last Modified: | 25 Sep 2026 12:00 |
| URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2511 |
Actions (login required)
![]() |
View Item |
