NDIKIMI I FILOZOFISË EKZISTENCIALISTE NË LETËRSINË FRËNGE TË SHEKULLIT XX SIPAS JEAN-PAUL SARTRE-IT

SALIU, Dëfrim and AJDINI-MURTEZI, Shejnaze and SALIU, Besa (2025) NDIKIMI I FILOZOFISË EKZISTENCIALISTE NË LETËRSINË FRËNGE TË SHEKULLIT XX SIPAS JEAN-PAUL SARTRE-IT. ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology, 12 (23-24). pp. 81-85. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 2025-81-85.pdf

Download (716kB)
Official URL: https://journals.unite.edu.mk/Home?JId=2

Abstract

Ç’është ekzistencializmi? është një pyetje që e hasim çdo herë kur e dëgjojmë këtë nocion. Sidoqoftë ajo çka mund të themi qysh në fillim, është se me ekzistencializëm ne kuptojmë atë doktrinë që e bën jetën njerëzore të mundshme dhe që pohon se çdo e vërtetë e çdo veprim ka nevojë për një mjedis dhe një subjektivitet njerëzor, përkufizim ky që e jep Jean-Paul Sartre-i në veprën e tij Ekzistencializmi është humanizëm kushtuar ekzistencializmit fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945. Ekzistencializmi në fillim ishte rrymë filozofike, por pastaj kaloi edhe në letërsi dhe ishte një ndër rrymat më të rëndësishme letrare në Francë, por edhe në vendet tjera europiane. Dihet mirëfilli se ekzistencializmi francez fillon me Jean-Paul Sartre-in dhe Albert Camus-në, dy filozofë dhe shkrimtarë që e karakterizojnë letërsinë ekzistencialiste. Ekzistencializmi si proces filozofik në fillim nuk merrej me idenë e bukur të jetës, vëzhguar me romantizëm së jashtmi, por zhytet krejtësisht në lumin ku nuk mund të lahesh dot dy herë! Njeriu si qenie njerëzore përpara se të jetë i përcaktuar dhe përpara sesa të përcaktohet si …njeri, ekziston! Vetë ekzistenca është fakt e s’ka nevojë të provohet në rrafshin racional, por momenti i ndërgjegjësimit për të, sipas Sartre-it vjen si një moment i pastër zbulimi. Atmosfera sartriane se njeriu është ai që nuk është, na çon në konkluzionin se njeriu ekziston.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: Sartre, filozofi, ekzistencializmi, letërsi frënge, ndikimi.
Subjects: P Language and Literature > PN Literature (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Social Sciences
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 16 Sep 2025 08:54
Last Modified: 16 Sep 2025 08:54
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/2053

Actions (login required)

View Item View Item