ISSUES OF COMPLEXITY AND RECEPTION IN THE NOVEL “GJIN BARDHELA - STONE THIRST” BY ANTON NIKA BERISHA

Halili, Arsim (2022) ISSUES OF COMPLEXITY AND RECEPTION IN THE NOVEL “GJIN BARDHELA - STONE THIRST” BY ANTON NIKA BERISHA. International Journal of Albanology, 9 (17-18). pp. 40-46. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 17-18 - 2022-40-46.pdf - Published Version

Download (448kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia...

Abstract

Romani “Gjin Bardhela i arbresh – Etja gurëzuar “ të Anton Nikë Berishës shënon një risi në prozën shqipe për faktin që dëshmon ide dhe shtresime të mëvetësishme të rrëfimit poetik, po njëherit dëshmon veçanti në trajtimin e personazheve e të psikologjisë së tyre. Legjenda shqiptare, po aq edhe realiteti shqiptar, universalizohen dhe krijojnë një korrelacion që ruajnë etno-psikologjinë, për të dhënë një vepër mjaft komplete dhe komplekse. Pra, përftohet një sfond për veprimin e personazheve, por edhe pasqyrë përmes së cilës autori gjurmon thellë në skutat e psikes njerëzore, për të pasqyruar tundimet, po dhe gjakimet shpirtërore, edhe brenda vetmisë së personazhit. Objekt vështrimi i kësaj trajtese është zbërthimi i elementeve thelbësorë të botës poetike e të personazheve, sidomos të personazhit kryesor Gjin Bardhelës; i zbulimi i kufijve të individit përballë kolektivitetit si dhe veçantitë e rrëfimit dhe teknikat të tjera. Duke qenë se kjo vepër si shtjellim tekstor është e ndërlikuar, natyrisht se kërkon një lexim të përqendruar dhe një njohe të çështjeve të letërsisë. Përmes metodës psikanalitike të studimit të tekstit letrar, do të synohet gjurmimi në psikologjinë e personazheve dhe të faktorëve që determinojnë veprimet e tyre në momente dhe rrethana të caktuara. Njohja përmes identitetit të personazhit kryesor, synohet njohja e një komunitet të gjerë të shtegtuar shekuj më parë, aty ku sot e kanë atdheun e tyre, por edhe pas kaq kohësh nuk e kanë harruar atdheun e të parëve.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: Kompleksitet, receptim, Gjin Bardhela, roman, Anton Nikë Berisha
Subjects: A General Works > AZ History of Scholarship The Humanities
P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 14 Sep 2022 12:22
Last Modified: 14 Sep 2022 12:22
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/897

Actions (login required)

View Item View Item