LUNIKU, Rakela (2020) VLERA ETNOGJUHËSORE NË FJALËKRIJIMET E FATOS KONGOLIT, SI MJETI KRYESOR PËR PASURIMIN E MËTEJSHËM TË GJUHËS LETRARE SHQIPE. ALBANOLOGJIA, 7 (13-14). pp. 90-95. ISSN 2545-4919
Text (VLERA ETNOGJUHËSORE NË FJALËKRIJIMET E FATOS KONGOLIT, SI MJETI KRYESOR PËR PASURIMIN E MËTEJSHËM TË GJUHËS LETRARE SHQIPE)
12.pdf - Published Version Download (464kB) |
Abstract
Fatos Kongoli është përfaqësues i denjë i korpusit letrar të shekullit XX në qytetin e Elbasanit. Proza e tij i përket periudhës postkomuniste, me të cilën është bërë i njohur jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe jashtë trojeve të saj. Duket sikur Kongoli vazhdoi atë që e la në gjysmë Kadareja, kuptohet në një stil tjetër, pasi përcjell një sistem të trishtë të shoqërisë në versionin letrar. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ai ka marrë titullin e lartë në Francë, "Kalorës i Legjionit të Nderit", akorduar nga presidenti francez, Sarkozi. Këtë titull e kanë marrë deri tani vetëm tre shqiptarë, Ismail Kadare, Jusuf Vrioni dhe Fatos Kongoli. Punimi evidenton mjeshtërinë e autorit për të përzgjedhur mjetet gjuhësore, aftësitë e tij fjalëkrijuese, të cilat jo vetëm i japin origjinalitet krijimtarisë së tij, por e bëjnë autorin një ndër ndihmësit kryesorë në pasurimin e gjuhës letrare shqipe. Në korpusin e tij gjuhësor, Fatos Kongoli shpeshherë përdor edhe fjalë thjesht krahinore e dialektore, por duke sjellë rigjallërimin apo shndërrimin e kuptimeve dhe të mjeteve të tyre fjalëformuese. Për rrjedhojë, kemi arritur në përfundimin se krijimtaria gjuhësore e autorit është e shumanshme, por ajo që të bie më lehtë në sy është krijimtaria leksikore, pra, krijimi i fjalëve ose i kuptimeve të reja te fjalët e njohura, prej nga vjen edhe prurja e madhe leksikore dhe mjetet e shumta fjalëformuese. Fjalë kyçe: emërtime njëfjalëshe, krijimtari leksikore, leksik potencial, modele fjalëformuese, sintagmë.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature P Language and Literature > PN Literature (General) |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 09 Oct 2020 19:29 |
Last Modified: | 09 Oct 2020 19:29 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/532 |
Actions (login required)
View Item |