LAJMET E RREJSHME

MURSELI, Faton (2020) LAJMET E RREJSHME. ALBANOLOGJIA, 7 (13-14). pp. 203-210. ISSN 2545-4919

[img] Text (LAJMET E RREJSHME)
34d7dfe6-bc42-45b8-b3e8-31b5b0aa1f5e_203-210.pdf - Published Version

Download (510kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia...

Abstract

Në zhvillimin e madh të sotëm të teknologjisë e determinuar kjo me përhapjen më të gjerë, të shpejtë dhe origjinale të mesazhit mediatik nga burimi tek opinioni publik, rol e ndikim sidomos politik kanë lajmet e rrejshme – “fake news”. Ato janë pjesë e pandarë e identitetit virtual, por ndikojnë edhe në identitetin tonë real në qëndrime të caktuara. Në kohën e globalizimit, sidomos këto lajme janë bërë të shpeshta dhe me ndikim të madh në jetën sociale. Ky punim shkencor ka për qëllim të trajtojë përpilimin e lajmeve të rrejshme për arritjen e rezultateve politike në negociata mes shteteve. Në mënyrë indirekte do të trajtojë raportin që mediat e reja përmes këtyre lajmeve vendosin me partitë politike apo imazhin që krijojnë ato medie në publik. Një lajm i vërtetë mund të përgënjeshtrohet apo një lajm i rremë mund të nxjerrë shumë të vërteta. Pra, sot bota gjendet në një ‘luftë kibernetike’, që normalisht zhvillohet përmes kompjuterëve të fuqishëm dhe komunikologëve profesionistë. Punimi do të jetë një studim i ndikimit të këtij lloji komunikimi që krijohet nga mediet, te opinioni publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njohjes së termeve të këtilla mediatike nga opinioni i këtushëm dhe ndikimi i këtij lloji të komunikimit në avancimin apo jo të shoqërisë në këtë pjesë. Studimi do të kryhet përmes metodës së anketimit, ndërkaq pjesë pikante të shfrytëzimit të lajmeve të rrejshme për qëllime të ndryshme si politike, ekonomike apo degraduese do të kryhen përmes metodës së analizës së përmbajtjes. Objekt vëzhgimi do të jenë portalet në gjuhën shqipe e me më shumë lexueshmëri në RMV, ndërkaq rezultatet e studimit do të ofrojnë pasqyrimin e ndikimit negativ apo pozitiv të lajmeve të rrejshme në standardin e jetës. Fjalë kyçe: Lajmet e rrejshme, Mediat, Ndikimi social, ‘Lufta kibernetike’, globalizimi.

Item Type: Article
Subjects: P Language and Literature > P Philology. Linguistics
P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
P Language and Literature > PN Literature (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 09 Oct 2020 21:20
Last Modified: 16 Oct 2020 06:58
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/549

Actions (login required)

View Item View Item