SINANI, Idaete (2020) FJALË TË RRALLA NË TË FOLMEN E REKASVE TË RRETHIT TË SHKUPIT. ALBANOLOGJIA, 7 (13-14). pp. 223-232. ISSN 2545-4919
Text (FJALË TË RRALLA NË TË FOLMEN E REKASVE TË RRETHIT TË SHKUPIT)
30.pdf - Published Version Download (558kB) |
Abstract
Në punim kemi trajtuar leksikun e fshatrave të rrethit të Shkupit me prejardhje nga Reka e Epërme e Gostivarit. Jemi përqendruar te fjalët e rralla autentike rekase, që përdoren në të folmen shqipe të fshatrave të Rekës dhe fshatrave me prejardhje nga kjo krahinë. Qëllimi kryesor i këtij punimi, është shqyrtimi i leksikut të kësaj të folmeje e cila ka ruajtur mjaft karakteristika të gjendjes së hershme të shqipes në tërësi, por, gjithashtu, edhe si një e folme që ka dhënë e ka marrë me të folme të tjera të krahinave përreth. Për shkak të studimeve të pakta për leksikun e fshatrave në fjalë, dhe në përgjithësi për të folmet e fshatrave të shpërngulura nga Reka, ky punim do të paraqet një ndihmesë modeste për leksikologjinë dhe leksikografinë shqiptare, për dialektologjinë dhe veçmas për përshkrimin e të folmeve të fshatrave të kësaj zone gjuhësore. Për mbarështrimin e këtij punimi, përveç konsultimit të literaturës shkencore dhe fjalorëve të ndryshëm, më së shumti jemi mbështetur në materialin e vjelë në terren si dhe në hulumtime e punime të tjera dialektore për të folmen në fjalë. Fjalë çelës: e folme, fjalor, leksik, fshatra, fjalë të rralla, Reka e Epërme.
Item Type: | Article |
---|---|
Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature P Language and Literature > PN Literature (General) |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 26 Nov 2020 09:47 |
Last Modified: | 26 Nov 2020 09:47 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/550 |
Actions (login required)
View Item |