PARADIGMAT” PSIKOLOGJIKE TË RRËFIMIT, NË VEPRËN DISTOPIKE“RRËFENJA E SHËRBETORES

ABDULLAHI, Fatjona (2020) PARADIGMAT” PSIKOLOGJIKE TË RRËFIMIT, NË VEPRËN DISTOPIKE“RRËFENJA E SHËRBETORES. FILOLOGJIA, 8 (13-14). pp. 33-37. ISSN 2671-3012

[img] Text (PARADIGMAT” PSIKOLOGJIKE TË RRËFIMIT, NË VEPRËN DISTOPIKE“RRËFENJA E SHËRBETORES)
4 faqe 33-37.pdf - Published Version

Download (610kB)

Abstract

Qasja hulumtuese e romaneve distopike përqendrohet në dekonspirimin e të fshehtave të sistemeve totalitare, të qeverisjes nga udhëheqës jokompetentë, të injorancës së paraqitur nën kamuflazhin e njohurive sipërfaqësore, të mizogjinisë dhe rolit të familjes në perspektivën e femrës si qenie njerëzore dhe faktor shoqëror dhe të deluzionit të po kësaj shoqërie të dehumanizuar e të tunduar nga ëndrrat utopike të së ardhmes. Pikërisht, për shkak të analizës me karakter shumë filozofik që duhet bërë një vepre letrare distopike apo qoftë edhe një fenomeni shoqëror në dukje utopik, vënia e kufijve mes distopisë si term universal dhe distopisë si zhanër letrar, është sfidë jo tërësisht e kapërcyeshme. Megjithatë një qasje drejt distopisë feministe, kontribuon në identifikimin e dikotomisë utopi-distopi, jo vetëm në planin e pabarazisë gjinore, por edhe në atë politik e social. Veprat utopike dhe veprat distopike kanë të njëjtin funksion i cili përshkruan një shoqëri e cila ka disa parime dhe ideologji që përfaqësojnë fuqinë dhe lirinë. Kjo do të thotë që, utopia ose distopia nuk mund të identifikohet pa iu referuar këndvështrimit të lexuesit dhe se ndryshimet e dukshme midis të dyjave shoqërohen me rolin e individëve në shoqëri. Kështu, ajo që paraqet utopi për një person mund të jetë distopi e një personi tjetër, pasi rregullat brenda shoqërisë janë kryesisht të njëjta, por sërish ndryshojnë në mënyrën e ruajtjes së stabilitetit, në dhënien e lumturisë dhe heqjen e vuajtjes. The research approach of dystopian novels focuses on analyzing the totalitarian systems, the incompetent government leaders, the ignorance camouflaged by the superficial knowledge, the misogyny, the role of the family from the female perspective as human being and social factor, and the delusion of the dehumanized society tempted by the utopian dreams of the future. Due to the highly philosophical analysis of a dystopian literary work or even a seemingly utopian social phenomenon, setting boundaries between dystopia as a universal term and dystopia as a literary genre is a challenge that cannot be entirely overcome. However, an approach to feminist dystopia contributes to the identification of the utopian-dystopian dichotomy, not only in terms of gender inequality, but also in political and social terms. Both utopian and dystopian novels have the same function which is showcasing a society where certain principles and ideologies represent power and freedom. This means that utopia or dystopia cannot be identified without referring to the reader's point of view and that the differences are associated with the role of individuals in society. Thus, what constitutes a utopia for one person may be another person's dystopia, as the rules within society are mainly the same, but still differ in the way stability is maintained, happiness is given, and suffering is removed.

Item Type: Article
Uncontrolled Keywords: utopi, distopi, feminizëm, mizogjini, totalitarizëm, teokraci, pushtet, dije, gjuhë utopia, dystopia, feminism, misogyny, totalitarianism, theocracy, power, knowledge, language.
Subjects: P Language and Literature > P Philology. Linguistics
P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
P Language and Literature > PN Literature (General)
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Social Sciences
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 29 Oct 2020 10:58
Last Modified: 29 Oct 2020 10:58
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/566

Actions (login required)

View Item View Item