THEORETICAL FOUNDATIONS OF MODERN EUROPEAN THEATER

FARIZI, Arlind (2022) THEORETICAL FOUNDATIONS OF MODERN EUROPEAN THEATER. International Journal of Albanology, 9 (17-18). pp. 33-39. ISSN 2545-4919

[img] Text
ALBANOLOGJIA 17-18 - 2022-33-39.pdf - Published Version

Download (194kB)
Official URL: https://sites.google.com/unite.edu.mk/albanologjia...

Abstract

Objekti themelor i kërkimit në këtë studim që prek teatrologjinë evropiane është në lidhje me ndikimin të cilin në teatrin modern evropian nga fundi i shekullit XIX dhe gjatë shekullit XX ka bërë teatri klasik i Azisë edhe në planin praktik, por edhe më shumë në planin teorik. Ky ndikim, prapë, është në lidhje faktin se teatri evropian nga Renesanca, veçanërisht gjatë shekullit XIX, është zhvilluar mbi të gjitha në kuptimin e zhvillimit të një komponenti të tij, letrare, domethënë të dramës. Në planin teorik situata e tillë ka zotëruar madje deri në vetë krijimin e teorisë së teatrit evropian, prej Aristotelit: në shkrimet teorike të traditës evropiane mezi se ka ekzistuar vetëdija mbi atë se teatri s’është vetëm dramë, kërkimi i natyrës dhe i karakterit të artit teatror reduktohet në të në kërkimin e dramës, dhe se teoria evropiane e teatrit, deri te Lesingu, kurse në linjën të cilën e ka skicuar Aristoteli, në të vërtetë vetëm një pjesë të teorisë së letërsisë e cila merret me një punim letrar specifik, dramën. Krejtësisht është ndryshe situata e teorisë së teatrit aziatik e cila në Indi dhe Japoni, kurse përmes praktikës artistike të fiksuar fortë edhe në Kinë dhe Azinë Juglindore, ka realizuar dhe teorikisht e ka arsyetuar një gjykim ndryshe e teatrit sipas të cilit ai është art i ndërlikuar nga i cili si material artistik i një rëndësie dominante mund eventualisht të ndahet loja aktoriale, ndërsa drama vetë është një nga komponentet e barabartë të saj. Është e kuptueshme pra se teoria moderne evropiane e teatrit e cila edhe ka dale pikërisht nga nevoja për ta çliruar teatrin nga dominimi shekullor e literaturës dhe për përcaktimin e këtij si art “total”, ka gjetur për veten inspirimin, përkrahjen dhe nxitjen në teorinë klasike aziatike. Në këtë bazë janë vënë në lidhje këto dy tradita teorike përndryshe të largëta në hapësirë dhe në kohë, dhe me qëllim që përmes komparacionit të tyre të arrihet deri te disa konstante teorike universale të vlefshme të cilat kanë të bëjnë me natyrën e artit teatral, ose, me termini cili në shkencën bashkëkohore është natyralizuar, gjuha artistike e teatrit. Në këtë kuptim, nëse të dyja traditat e teorike të komparuara paraqesin objektin e gjerë të kërkimit, objekti i tij i ngushtë është gjuha teatrale, e cila në mesin e gjuhëve artistike është më pak e gjurmuar, madje edhe më pak se gjuha e filmit, e të mos flitet mbi muzikën, letërsinë dhe artet plastike. Shkak i këtij moszhvillimi është dominimi i përmendur tradicional i letërsisë, dhe se veçimi i teatrit nga letërsia para teoricienit të teatrit paraqet si një nga detyra më të rëndësishme. Me fjalë të tjera, ky kërkim është orientuar para së gjithash në aspektin “kuantitativ” të teatrit. Në aspektin e vet “kualitativ”, sipas përmbajtjeve dhe porosive të cilat i komunikon, teatri nuk dallon qenësisht nga letërsia, mund të gjurmohet brenda saj dhe paralelisht me të, dhe se kryesisht mjaftë mirë është gjurmuar. Metoda e punës në raport me gjuhën teatrale si objekt i ngushtë i kërkimit ka qenë metoda e formësimit ose, me termin i cili në shkencën bashkëkohore është mjaft popullor e i cili vjen nga kibernetika, metoda e ndërtimit të modelit.

Item Type: Article
Subjects: A General Works > AZ History of Scholarship The Humanities
P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature
Divisions: Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Humanities
Depositing User: Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk
Date Deposited: 14 Sep 2022 12:14
Last Modified: 14 Sep 2022 12:14
URI: http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/896

Actions (login required)

View Item View Item