Alili, Imer (2020) SFIDAT E PËRKTHIMIT SOT PËRKTHIMI DHE NDIKIMI I TIJ NË SHKENCË DHE SHOQËRI. FILOLOGJIA, 8 (13-14). pp. 38-43. ISSN 2671-3012
Text (SFIDAT E PËRKTHIMIT SOT PËRKTHIMI DHE NDIKIMI I TIJ NË SHKENCË DHE SHOQËRI)
5 faqe 38-43.pdf - Published Version Download (501kB) |
Abstract
Për sa i përket disiplinës që thuhet traduktologji apo përkthim, duhet të pranojmë po ashtu që bëhet çdo ditë e më shumë aktuale, ashtu si edhe profilizimi dhe profesionalizimi i së njëjtës saqë në vendet perëndimore ka edhe drejtime studimesh të specializuara deri edhe në shkallën e doktoratës për këtë sektor. Puna e përkthimit të teksteve të cilitdo lëmi, është zhvilluar gjithmonë gjatë perkursit të historisë së njerëzimit, që nga kohët më të lashta e deri më sot. Kjo fushë, njësoj sikurse edhe sot, i ka pasur edhe sfidat e veta jo pak të rëndësishme, ca herë edhe deri në atë shkallë sa që të nxisë edhe debate dhe mospajtime të rëndësishme të karakterit «hermeneutik» dhe vijimisht duke prodhuar edhe interpretime por edhe solidifikimin e atyre interpretimeve që pastaj kanë zënë vend dhe në të cilat edhe jemi bazuar për periudha apo edhe për epoka të tëra. Për këtë edhe nuk duhet të çuditemi kur hasim në vëllime të titulluara si “111 gabime të përkthimit që e kanë ndryshuar botën” të autorit Romolo Giovanni Capuano, ku përshkruhen ‘incidente’ si aso për raste përkthimesh të gabuara nga tekstet origjinale në gjuhën e arritjes edhe gjërat pastaj të kenë marrë kuptimin apo edhe të jenë inkorporuar në ndonjë nismë filozofike, letrare, ideologjike e politike që në fakt, nuk kanë asgjë të përbashkët apo të ngjashme me sa ka qenë e shkruar në tekstin origjinal apo burimor. Fakte të ngjashme, po me të njëjtat gabime përkthimesh, mund të hasen akoma sot, edhe në shoqërinë njerëzore të pjekur e moderne, pra, edhe në epokën e digjitalizimit. As far as the discipline that is called translation or translatology is concerned, we must accept that it is becoming more and more current, as well as its profiling and professionalization that in western countries there are specialized study up to the doctoral level for this sector. The work of translating texts of any field has always been developing during the course of human history, from the most ancient times until today. This field, just like today, has had its challenges, not unimportant whatsoever, sometimes to the extent that it encourages important debates and disagreements of a "hermeneutic" character and subsequently producing interpretations but also the solidification of those interpretations that have subsequently taken place and on which we have relied for periods or even for entire epochs. Therefore we should not be surprised when we come across volumes like "111 translation errors that have changed the world" by Romolo Giovanni Capuano, which describes 'incidents' as such for cases of mistranslation of the original texts into a language from another language, where things then take a whole different meaning or are even incorporated into some philosophical, literary, ideological and political initiative that in fact, has nothing in common or similar to what was written in the original or source text. Similar facts, but with the same translation errors, can still be found today, even in the mature or modern human society, that is, even in the era of digitalization.
Item Type: | Article |
---|---|
Uncontrolled Keywords: | përkthim, histori, kulturë, shoqëri, shkencë, Translation, History, Culture, Society, Science. |
Subjects: | P Language and Literature > P Philology. Linguistics P Language and Literature > PG Slavic, Baltic, Albanian languages and literature P Language and Literature > PN Literature (General) |
Divisions: | Faculty of Law, Arts and Social Sciences > School of Social Sciences |
Depositing User: | Unnamed user with email zshi@unite.edu.mk |
Date Deposited: | 29 Oct 2020 12:20 |
Last Modified: | 29 Oct 2020 12:20 |
URI: | http://eprints.unite.edu.mk/id/eprint/567 |
Actions (login required)
View Item |